Rreth Nesh

Kompania “Goma sh.p.k.”, 25 vite histori profesionalizmi, përkushtimi, korrektësie dhe suksesi.

Në fillimet e veta ideja e krijimit të këtij biznesi u bazua dhe mori rrugë duke u mbështetur në përvojën shumë vjeçare, iniciativën dhe vullnetin e pashtershëm të themeluesit, një kohësisht dhe babait tonë të paharruar, z. Muharrem Rrashketa. Kjo nismë e guximshme për fillimet e viteve 90’ u mbështet në themelet e forta të një përvoje dyzet vjeçare në drejtimin serviseve pneumatike shtetërore të Zonës së Veriut. Fillesa ishin në një repart të vogël shërbimi për gomat e automjeteve që sa vinin e po shtoheshin në qytetin e Shkodrës.

Me kalimin e viteve ky biznes i vogël familjar po ecte në rrugë të mbarë. Korrektësia dhe profezionalizmi bëri që kërkesa për shërbimet tona të rritej dita ditës. Në vitin 1998 ndryshuam formën e organizimit duke themeluar kompaninë “Goma sh.p.k.”. Në këtë vit nisën rrugën e tyre edhe bashkëpunimet me prodhues të ndryshëm të gomave në tregun e atyre viteve, konkretisht nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë “Matador” dhe “GT Radial”.

Rritja dhe zhvillimi i kompanisë solli intensifikimin e investimeve, të cilat u përqendruan në njëkohësisht në dy drejtime paralele: në pasurimin dhe kualifikimin e burimeve njerëzore, dhe në krijimin e një infrakstrukture bashkëkohore, sipas parametrave të domosdoshëm në aktivitetin tonë. Në vitin 2002 kompania ndërtoi në qytetin e Shkodrës rezidencën e saj. Një ndërtesë multifunksionale me sipërfaqe 1600 m2. Krahas investimeve në asete e saj, kompania, duke pasur një vizion largpamës, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë tjera elitare në këtë industri, si:“Michelin”,“Goodyear”, “Nexen”, “Nokian”, etj..

Puna e madhe dhe e përkushtuar e drejtuesve të kompanisë dhe e punonjësve të saj bëri që me kalimin e viteve investimet në infrastrukturë të ishin qëllim prioritar. Në vitin 2012 u ndërtuan ambiente të reja magazinimi dhe shërbimi me një sipërfaqe 4500 m2 në segmentin Bushat-Shkodër. Këto investime i dhanë një frymëmarrje të re aktivitetit duke shërbyer edhe si pikë strategjike shpërndarjeje të produkteve tona. Rritja e kërkesave të bashkëpunëtorëve dhe klientëve tanë bëri që krahas investimeve në Shkodër, të krijojmë edhe një rrjet njësish shërbimi dhe tregtimi në të gjithë vendin. Në këto njësi ne kërkuam të ofrojmë jo vetëm shërbimet tona, por edhe të pasqyrojmë misionin tonë të bazuar në korrektësi dhe përkushtim për punën që bëjmë dhe për klientët tanë.

Kompania “Goma sh.p.k” gjatë 25 viteve ka dëshmuar se është model pune të përkushtuar, profesionalizmi dhe korrektësie, ndaj dhe ka arritur të bëhet kompania zyrtare përfaqësuese për shpërndarjen e produkteve të “Michelin Group”, dhe “Goodyear, Dunlop, Sava Tires Group”, të cilët janë aktualisht liderët kryesorë të kësaj industrie.